Proceduarat e aplikimit për regjistrim


Aplikimi bëhet nëpërmjet plotësimit të formularit të aplikimit në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke vizituar Kolegjin Europian të Kosovës në Prishtinë.
 

Procedurat e regjistrimit të studentëve.

Kolegji Europian i Kosovës përcakton kriteret minimale të pranimit dhe regjistrimit për secilin program të studimeve dhe i publikon ato në konkursin për regjistrimin e studentëve të rinjë të bazuar në Statutin dhe Rregulloret për studimet në nivelin Bachelor dhe Master.
Të drejt regjistrimi në Kolegjin “Europian i Kosovës”e kanë kandidatët , shtetasit e Republikës së Kosovës ose të huaj që plotësojnë kushtet e përcaktuara me Ligjin për Arsimin e Lartë të Republikes së Kosovës.Studentët mund të regjistrohen si student të rregullt ose pa shkëputje nga puna.

Në nivelin e studimeve Bachelor(BA) mund të regjistrohet secili person i cili ka mbaruar shkollën e mesme dhe
posedon këto dokumente :

  • Diplomën mbi përfundimin e Shkollës së mesme.
  • Dëftesat e Shkollës së mesme.
  • Certifikatën e lindjes,
  • Kopjen e letërnjoftimit,
  • Dy fotografi për indeks (formati 4x6) dhe
  • Ka plotësuar aplikacionin për regjistrim i cili merret në Kolegjin Europian të Kosovës.