Juridik i Pergjithshëm LL.B

Fakulteti Juridik qëllim kryesor ka përgatitjen e studentëve në fushat juridike, penale, civile, juridike-ndërkombëtare, për të punuar ose vazhduar karrierën profesionale në gjykatë, prokurori, avokati, noteri, polici, shërbim korrektues, administratë apo dhe shërbime të tjera juridike në institucione publike e private dhe të udhëheqjes së punëve juridike ligjore.

Studentët gjatë studimeve të tyre do të kenë mundësi që, gjatë studimeve, të inkuadrohen në institucione të drejtësisë të Kosovës si dhe ndërlidhin mësimin teorik me vizitat dhe mysafirët folës nga fusha juridike që realizohet falë qasjes interaktive dhe inovative në grupe të vogla.
Qëllimi dhe profili i programit:
Qëllimi i kësaj lëmie të studimit është t’u ofrohet studentëve mundësia e marrjes së njohurive të përgjithshme juridike, që do t’iu shërbejnë studentëve për specializim, në fusha të ndryshme. Programi ka për qëllim që t`i familjarizojë studentët me të drejtën ndërkombëtare dhe se si krahasohet ajo me atë kombëtare. Në këtë aspekt jepen disa lëndë, në gjuhë të huaja.
Një nga qëllimet kryesore të programit është sensibilizimi i studentëve, me normat dhe etikën juridike, aplikimin e drejtë të normave juridike në kontekstin ligjor dhe juridik të një shoqërie demokratike.
Rezultatet e pritshme:
• Gjatë studimit, studentët do të përfitojnë njohuri mbi sistemin e drejtësisë. Ata nuk do të bëhen specialistë në ndonjë fushë të drejtësisë, por do të kenë mundësinë të kuptojnë të përgjithshmen dhe të marrin hapat e parë të specializimit.
• Mësimdhënia e bazuar në kërkim shkencor do t`u mundësojë studentëve të zhvillojnë një mënyrë kritike të menduarit dhe të kuptuarit të çështjeve juridike në mënyra të ndryshme.
• Të diplomuarit, do të kenë mjeshtëri akademike, të adoptueshme, për kërkesat e tregut dhe do të jenë në gjendje të fillojnë studimet post-diplomike, duke patur mjeshtëri të avancuara në komunikim, analizë dhe gjuhë të huaja.
• Studentët do të jenë në gjendje të përdorin metodologji specifike që do t’u lejojë të ekzaminojnë raste juridike dhe t`i trajtojnë ato.
• Studentët do të marrin njohuri në të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare dhe do të jenë në gjendje t`i krahasojnë ato me të drejtën nacionale.
• Studentët do të jenë në gjendje të bëjnë ndërlidhjen e drejtësisë, në kontekst më të gjerë të zhvillimit demokratik.
• Studentët do të jenë të mësuar me konceptet e drejtësisë dhe si aplikohen ato standarde në demokraci.
• Studentët duke marrë njohuri dhe kompetenca sociale, do të jenë në gjendje të ndërveprojnë me profesionistët e fushës së njëjtë apo të tjera në tregun e punës.
Niveli dhe grada akademike:
Me rastin e përfundimit të studimeve, kandidati fiton thirrjen: Bachelor i Juridikut (LLB);
Kohëzgjatja dhe vëllimi:
Studimet në Programin Juridik, të Kolegjit Evropian të Kosovës, zgjasin 4 vite, 240 ECTS, me gjithsej 8 semestra.
Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS. Studentëve të diplomuar u krijohet mundësia e vazhdimit të studimeve në nivelin Master, që është 1 vjeçar apo 60 ECTS , ose të punësohen në tregun e punës në Kosovë, ose në vendet e ndryshme evropiane.
Planprogrami:
Kliko më poshtë për të shkarkuar përshkrimin/planprogramin e programit Juridik i Përgjithshëm
Viti 1 / Semestri I & II
Viti 2 / Semestri III & Semestri IV
Viti 3 / Semestri V & VI
Viti 4 / Semestri VII & VIII
 

Pas përfundimit të këtij programi të diplomuarit do të kenë shkathtësi akademike të adaptueshme për kërkesat e tregut dhe do të jenë në gjendje të fillojnë studimet pasuniversitare, duke pasur shkathtësi të avancuara në komunikim, analizë dhe gjuhë të huaja. Ata do të jenë në gjendje të përdorin metodologji specifike, që do t’u lejoj të ekzaminojnë raste juridike dhe t’i trajtojnë ato si dhe do të marrin njohuri në të drejtën evropiane e ndërkombëtare dhe të jenë në gjendje t’i krahasojnë ato me të drejtën nacionale.

Programi zgjat katër vite akademike, tetë semestra dhe studenti , gjatë studimeve, akumulon 240 kredi ( ECTS). 

Brenda Kolegjit Europian të Kosovës gëzon reputacion të veçantë dhe Akademia e Jurisprudencës e cila bën përgatitjen e kandidatëve për provimin e jurisprudencës dhe trajnimin me çështje praktike juridike të kandidatëve. Trajnime të tilla, vizitat studimore, puna grupore, raste studimi janë vetëm disa nga karakteristikat e këtij drejtimi.



Regjistrohu në Kolegjin Europian të Kosovës duke klikuar këtu dhe sfido vetën tuaj për edukim cilësor dhe evropian në qendër të Prishtinës.